Lajmet

Sony nxjerr shërbimin e sigurisë “my Xperia”

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Sony nxjerr shërbimin e sigurisë “my Xperia”

sony my xperiaSony ka nxjerrë shërbimin e sigurisë për smartfonët Xperia i quajtur “my Xperia”. Shërbimi është i ngjashëm me “Find My iPhone” që vjen i instaluar tek shumë pajisje me iOS, duke i lejuar përdoruesit të lokalizojnë dhe të mbrojnë pajisjet e tyre në rast se humbin apo vidhen.

Ky element sigurie do ti shtohet smartfonëve Xperia të prodhuar në vitet 2012 dhe 2013 gjatë këtyre muajve në vazhdim. Përdoruesit do të marrin një lajmërim në pajisjen e tyre që në momentin që aktivizohet aplikacioni dhe mund të shkarkohet në çdo moment nga qendra e përmirësimit (Update Center).

Në momentin që instalohet në telefon përdoruesit mund ta aktivizojnë “my Xperia” në parametrat e tyre të smartfonit, para se të regjistrohen në ambientin përkatës me Google ID e tyre.

Në rast se pajisja humbet përdoruesit mund të regjistrohen në uebfaqe dhe ta lokalizojnë në hartë dhe gjithashtu të shkaktojnë një zhurmë që do tërheq vëmendje . Ambienti online përkatës për të menaxhuar informacionin ofron gjithashtu mundësi për të mbyllur telefonin tuaj duke ruajtur informacionet e sigurta.

Edhe ata gjithashtu mund ti shuajnë të gjitha të dhënat e tyre të brendshme dhe mund ti ruajnë në një kartë të jashtme SD. Sony ka bërë shumë testime gjatë kohës së provës për të sjellë produktin e shumëpritur me cilësi maksimale. (PCWorld Albanian)

my Xperia

Lajmet e fundit>