Biznes

Sony ofron PS3 dhe PS Vita falas për disa PC VAIO

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Sony ofron PS3 dhe PS Vita falas për disa PC VAIO

Muajin e kaluar, Microsoft ofroi Xbox 360 falas për studentët e SHBA-së dhe Kanadasë, të cilët blenin një Windows PC të ri.

Për ata studentë, të cilët dëshirat i kanë në një vënd tjetër, në lojrat HD? Ata nuk kanë pse të shqetësohen, sepse ka dhe një marrëveshje mjaft të vlefshme.

Sony është duke i ofruar studentëve një Playstation (160Gb) falas ose një PS Vita (vetëm Wi-Fi), vetëm në ato kompjutera VAIO të zgjedhur nga kompania si një nga marrëveshjet më të mira për studentët.

Studentët mund të kërkojnë një zbritje prej 200$ kur zgjedhin Playstation. Për ata që nuk janë të interesuar në asnjë prej ofertave, Sony ofron 8% ulje në seritë e PC-ve S, T, Z ose L. Kompjuterat e aksesueshëm për këtë ofertë, përfshijnë Ultrabook-ët, laptopët dhe desktopët, të cilët janë midis çmimeve 769,99$ dhe 1.699,99$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>