Harduer

Sony paralajmëron një telefon të ri javën e ardhshme

Feb 20 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu thotë se çfarëdo që do të prezantohet, data 26 Shkurt do të jetë momenti kur do të merret vesh. Sony paralajmëron një telefon të ri javën e ardhshme Photo Source: Screenshot

Sony me shumë gjasa do të prezantojë diçka të re në Kongresin Mobil Botëror që mbahet javën e ardhshme në Barcelonë.

Përmes llogarisë Sony Xperia, kompania publikoi një video ngacmuese dhe në titullin e saj shkruhet #SonyMWC.

Gjithashtu thotë se çfarëdo që do të prezantohet, data 26 Shkurt do të jetë momenti kur do të merret vesh.

Cicërimën mund ta shikoni mëposhtë:

Por për çfarë bëhet fjalë? Nisur nga elementët e përfshirë në video si qielli, tingulli i njoftimit, feedbacku haptik, mund të kemi të bëjmë me një telefon të ri.

Zakonisht Sony ka prezantuar telefonët Xperia në këtë aktivitet dhe çdo vit sillnin një dizajn të ri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>