Vëzhgim

Sony paraqet aparatin DSX-HX1 me megazoom

Mar 5 2009
0 Shpërndarje
Sony paraqet aparatin DSX-HX1 me megazoom

altSony ka paraqitur aparatin e ri dixhital Cyber Shot DSC–HX1 me  zoom optik deri në 20 herë. Ndërsa ky super aparat ka mundësinë të bëjë deri në 100 fotografi për sekondë në opsionin Sweep Panorama.

Ky opsion u paraqit nga SonyPhotography Marketing Associations (PMA) show që u mbajt në Las Vegas. DSC-HX1 është një sensor i Exmor R CMOS, të cilin Sony e përdor për të mos bërë zhurmë dhe performuesin e dritës që ndihmon në nxjerrjen e dhjetë fotografive për sekond me kualitet 9 megapixel.

Ndërkohë tiparet e tjera e bëjnë modelin DSC-HX1 të jetë edhe një kamerë e mirë pasi ka zoom optik deri 20X prej 28 deri 560mm e përkrahur edhe nga një stabilizues të fotografisë optike.

Ky model regjistron edhe High Definition video me 1080p në formatin MPEG-4.

Sony DSC-HX1 po ashtu ka edhe stereo mikrofon, kontroll manual, funksione inteligjente dhe ekran të përshtatshëm LCD me 3 inç. Modeli i ri i Sony pritet të dalë në shitje gjatë muajit Prill me çmim prej 500 dollarësh.
alt
 

Lajmet e fundit>