Lajmet

Sony paraqet humbje prej 1 miliard dollarë

May 14 2009
0 Shpërndarje
Sony paraqet humbje prej 1 miliard dollarë

Prodhuesi i mirënjohur elektronik Sony, ka shpalosur një humbje prej 1 miliard dollarë për vitin financiar 2008, dhe ka deklaruar se ka fikur tri fabrika në Japoni.
Por më e keqja ende nuk ka arritur, për shkak se firma ka bërë të ditur për një humbje edhe më të madhe për vitin e tyre përkatës fiskal.
Në humbjet e para neto, Sony i ka bërë 14 vjet, dhe arsyea për humbjen ësht për shkak të rënies drastike të shitjeve te elektronikës së konsumatorëe, si dhe për shkak të pozicionit të fuqishëm të Yen-it Japonez, kundrejt valutave tjera.
Në çerekun e fundit të vitit fiskal 2008-2009, Sony tregoi një humbje prej 165 miliard jen – në krahasim me një profit të të njejtës periudhë të vitit 2007 prej 29 miliard jen.
Lajmet me siguri që do të shkaktojnë dyshime në pozitën e Howard Stringer. Uelsiani, më herët gjatë këtij viti, konsolidoi bazën e fuqisë së tij në Sony por ende duhet që të përpilojë një strategji për të bërë kthim në Sony. Duke pasur parasysh edhe mbylljen e fabrikave, Sony gjithashtu është në një pozicion ku i duhet të largojë rreth 16.000 punëtorë.
Por siç thonë në fund të tunelit gjithmonë shihet ndonjë dritë e dobët, kësaj radhe për Sony kjo dritë ishte biznesi i TV-ve që kishte përparuar më mirë se që ishte parparë.

 

Lajmet e fundit>