Harduer

Sony paraqet LCD 5 inçësh që montohet në aparate DSLR

Jan 14 2011
0 Shpërndarje
Sony paraqet LCD 5 inçësh që montohet në aparate DSLR

Ai iu sjellë përdoruesve një shikim më të mirë të asaj që incizojnë dhe ka një rezolucion prej 800 x 480 piksela që premton një kënd të madh të shikimit, së bashku me veçorinë për tu rrotulluar para dhe anash. Një modus i zmadhimit iu mundëson përdoruesve që të konfirmojnë fokusin falë një shikimi të madhuar të pjesëve të selektuara të një imazhi HD.

Modusi i afrimit (zoom mode) është i përkrahur nga një funksion i rritjes së ngjyrave për të theksuar skajet e zonave të fokusuara saktë. Përdoruesit do të kenë mundësi të përshtatin shkallën e aspektit mes 16:9 dhe 4:3 së bashku me volumin, bardhësinë, kontrastin, tonin e ngjyrës, tempon e saj dhe të përshtatin gjëra tjera përmes LCD-së. Një altoparlant i vetëm dhe një port për kufje është gjitahsthu i ndërtuar në monitor.

CLM-V55 do të lidhet me aparate të Sony dhe të prodhuesve të tjerë që kanë mundësi për video incizim. Një adapter i montimit mundëson lidhjen përmes pjesës së veçantë për lidhje të shtojcave. Një kabllo HDMI është gjithashtu e përfshirë për të ofruar lidhjen e sinjalit, gjersa rryma vie përmes një pakoje të baterisë apo një adapteri opsional AC.

CLM-V55 LCD do të paraqitet në treg gjatë muaji mars, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>