Harduer

Sony, paraqet njësitë S1 dhe S2

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Sony, paraqet njësitë S1 dhe S2

Dy tabletët e rinj që u prezantuan sot nga Sony, janë me bazë në Android, dhe njëri është me një dizajn të zakonshëm për një tablet (S1), kurse S2 veçohet me një dizajn më unik të shprehur me dy ekrane. 

Edhe pse tregu me tablet me bazë në Android është vërshuar, S1 dhe S2 po tentojnë të tërheqin një mas të re të përdoruesve duke u bazuar në disa veçori interesante. S1 është një tablet me madhësi 9.4 inç dhe ka qoshe të lakuara që e bëjnë të përshtatshëm për përdorim edhe disa orësh. S2 ka dy ekrane kompakte dhe elegante të shtrira në dy pjesë që më pas bashkohen, duke ofruar kështu lëvizshmëri për përdoruesin.

Të dyja njësitë kanë procesor Nvidia Tegra 2 dhe kanë version të veçantë të Android 3.0. Përveç kësaj njësitë do të mundësojnë edhe shkarkimin e përmbajtjeve të certifikuara PS, ndërsa sa i përket çmimit ende asgjë nuk dihet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>