Harduer

Sony paraqet Vaio S me bateri që mban 12 orë!

Sep 1 2011
0 Shpërndarje
Sony paraqet Vaio S me bateri që mban 12 orë!

Laptopi i ri me ekran 15.5 inç FULL HD 1080p ka një peshë prej vetëm 2 kg sjellë me vete një zgjidhje të grafikës hibride për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë dhe përveç kësaj e tërë pakoja ka një trashësi prej vetëm 1 inç. 

Dizajni ofrohet në të zezë ose në të hirtë dhe është i punuar nga magnezium dhe alumini për të pasur një peshë më të lehtë. Kur bashkohet edhe bateria e kapacitetit të lartë ju mund të shfrytëzoni këtë laptop në 12 orë pune.

Në brendi sistemi do të ketë Core i7, Turbo Boost 2.0, Radeon HD 6630 GPU (1GB VRAM), HD Ueb kamerë të integruar, mikrofon të integruar dhe disk Blu-Ray. Aty ka edhe një teknologji transmetuese Wireless Display 2.1, por çmimi mbetet megjithatë i një niveli Vaio, përafërsisht 1,000 dollarë, kurse debutimi në treg gjatë muajit tetor. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>