Lajmet

Sony Pictures heton lidhjet e mundshme mes hakerëve dhe Koresë së Veriut

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Sony Pictures heton lidhjet e mundshme mes hakerëve dhe Koresë së Veriut

today-the-interview-poster-140626_ad0512f77152d4a31f8533ede836fd41.0.0Sony Pictures është duke hetuar një lidhje të mundshme të Koresë së Veriut në sulmin që rrëzoi kompjuterët e vet gjatë kësaj jave. Më saktësisht, sipas Recode, kompania është “duke hulumtuar mundësinë nëse hakerët punojnë në interes të Koresë së Veriut, mbase duke vepruar jashtë Kinës.”

Recode spekulon një arsye për këtë do të mund të ishte filmi i zhanrit komedi The Interview, në të cilin luajnë Seth Rogen dhe James Franco të cilët janë gazetarët e listuar nga CIA për ta bërë vrasjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Më herët gjatë këtij viti, qeveria e Koresë së Veriut e quajti The Interview një “akt të luftës” dhe kërcënoi me një “vendosmëri dhe përgjigje të pamëshirshme” nëse filmi do të lëshohej. Filmi ishte përfolur që do të ndryshohej gjatë prodhimit për të larguar shenja të ushtrisë së Koresë së Veriut, por rrjedha qendrore ende mbetet e pandryshuar.

Hakerët, të cilët e quajnë veten “Rojtarët e Paqes” dhe e përdorin etiketën #GOP, ndërprenë të gjithë kompjuterët e Sony Pictures, ku monitorët shfaqnin vetëm imazhin e një skeleti të kuq dhe kërkesa të paqarta. Hakerët kanë kërcënuar që do të lëshojnë sekretet e Sony-t nëse kompania nuk iu përmbahet kërkesave (të cilat grupi thotë që Sony tashmë i di). Afati i fundit ishte raportuar gjatë mbrëmjes së të hënës së kaluar; deri tani, asgjë e qartë nuk është lëshuar. (PCWorld Albanain)

Tags >

hakerSony
Lajmet e fundit>