Softuer

Sony planifikon përditësim të PS3 firmware

Jun 27 2009
0 Shpërndarje
Sony planifikon përditësim të PS3 firmware

Përditësimi që është përshkruar si një “hap i avancuar” ishte krahasuar edhe me NXE (New Xbox Expreience) në disa aspekte të ndryshme.

Në fakt një reputacion apo një sistem evaluimi pritet që të përfshihet në firmware-in e ri. Përveç kësaj, 3.0 pritet të veçohet me një “sistem raportues më të theksuar” që do t’iu mundësojë lojtarëve të “kapin pamje në ekrane” të ofensivave apo aksioneve të ndryshme gjatë luajtjes. Firmware i përditësuar do të mundësojë dalje simultante HDMI dhe digjitale optike, së bashku me përditësimet e arnimeve në prapavi.

Nëndërkohë, zyrtarët e Sony kanë konfirmuar se bota virtuale eventualisht do të sillet si një “holl” për të gjitha lojërat e PS3-it.

“Shtëpia është pika fillestare për Playstation 3 online, dhe kjo është diçka që lojtarët do të presin pasi që më shumë lojëra përkrahin startin përbrenda shtëpisë” tha drejtori i platformës Home të Playstation, Peter Edware. “Lojtarët mund të vendosin ekipet e tyre, të zgjedhin hartat dhe të bisedojnë për taktikat para se të kërcejnë në lojë. Kjo do të bëhet një komponentë esenciale për të gjitha lojërat PS3” përfundoi ai.

Lajmet e fundit>