Analiza

Sony planifikon të shkurtojë linjën e televizorëve dhe smartfonëve

Nov 25 2014
0 Shpërndarje
Sony planifikon të shkurtojë linjën e televizorëve dhe smartfonëve

The logo of Sony Corp and a Christmas tree are reflected on the company's 4K television set at the company's headquarters in TokyoKompania e famshme japoneze Sony Corp. po planifikon të ndërpresë linjën e saj të prodhimit të televizorëve dhe smartfonëve me qëllim uljen e kostove. Ajo do të mbështetet vetëm në biznesin multi miliardësh Play Station 4 dhe tek ai i sensorëve të imazheve në 3 vitet e ardhshme.

Shitjet e kompanisë Sony në biznesin e pajisjeve elektronike kanë pësuar rënie të mëdha, por Sony tha të martën se qëllimi i saj për televizorët dhe smartfonat është ti ktheje në një përfitim edhe pse shitjet kanë rënë gati me 30%. Shefi Hiroki Totoki tha: “Synimi ynë nuk është zgjerimi i tregut tonë, por marrja e përfitimeve më të mira.”

Kryesisht performanca e dobët e serisë së smartfonëve Xperia i ka rënduar shumë fitimet e Sony-t. Përveç uljeve të kostove në disa departamenti të kompanisë, Sony po planifikon gjithashtu të rinovojë kontratën me FIFA vitin e ardhshëm. Në kuadër të planit të saj 3 vjeçar përsa i përket biznesit të elektronikës, kompania tha se po kërkon ti rrisë shitjet e departamentit të video lojërave deri në 13.6 miliardë dollarë duke u ndihmuar nga televizorët e personalizuar dhe shërbimet e shpërndarjes së videove dhe muzikës. Ndërsa përsa i përket biznesit të pajisjeve, që është dhe më fitimprurësi, Sony parashikoi një rritje 70%. Një ekspert deklaroi se pritshmëritë e Sony-t janë tepër të larta, por asgjë nuk është e sigurt derisa të shohim rezultatet. Ajo që dimë me siguri është që në kompaninë Sony priten të ndodhin disa ndryshime rrënjësore. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>