Lajmet

Sony planifikon zbritje të çmimit për Playstation 3

Jun 10 2009
0 Shpërndarje
Sony planifikon zbritje të çmimit për Playstation 3

Kompania e mirënjohur elektronike Sony, është duke përgatitur një zbirtje të çmimit prej 100$ për platformën e saj argëtuese të rangut të lartë, Playstation 3. Sipas Industry Gamers, ulja e çmimit do të mund të venodset në një kohë të ngjashme me paraqitjen e titullit Madden NFL, nga Electronic Arts më 10 gusht.

‘Burimet industriale japin sinjale se Sony është duke planifikuar një ulje të çmimit prej 100 dollarë për PS3 gjatë muajit gusht, vetëm pak para se të lansohet titullit Madden (8/18) dhe para se të fillojë sezona e blerjes për shkollë. Kjo natyrisht do të jetë pozitive për industrinë” shkroi analisti Arvind Bhatia, në një shënim industrial.

Bhatia gjithashtu bëri të ditur se tregu i video lojërave ishte “gjallë dhe shëndosh e mirë”. “Gjersa shitjet e softuerëve për gjysmën e parë të vitit 2009 pritet të jenë të ulëta, ne besojmë se për kontrast gjysma e dytë, do të jetë 10 deri në 15 përqind e shtyrë para nga linjat robuste, krahasimet më të lehta dhe zbritjet potenciale të çmimeve”, tha Bhatia.

Momentalisht një 80 GB PS3 kushton përafërsisht 400 dollarë, gjersa Xbox 360 me Hard Disk 60 GB kushton 300 $. Nintendo Wii në anën tjetër, konsiderohet si platfroma më e lirë alternative, për një çmim prej 250$.

Dihet se adhuruesit e flakt të Sony, janë duke pritur një numër të titujve të rinjë duke pëfshirë:

  • Final Fantasy XIII
  • Final Fantasy XIV Online (MMORPG)
  • Gran Turismo 5
  • Trico – The Last Guardian
  • Mod Nation Racers
  • God of War 3

Zbritja e theksuar e çmimit të Playstation 3 do të mund të ishte një kërcënim serioz për shitjet e Xbox 360 dhe Nintendo Wii. Këta dy konkurrentë ndoshta do të detyrohen ti shqyrtojnë edhe një herë pikat momentale të çmimit, si një tentim tjetër të radhës për të konkurruar me një konzolë më të lirë që përmban Blu-Ray.

 

 

Lajmet e fundit>