Lajmet

Sony po përpiqet të regjistrojë fotot me të dhënat jetësore të përdoruesit

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Sony po përpiqet të regjistrojë fotot me të dhënat jetësore të përdoruesit

A keni imagjinuar ndonjëherë se mund të etiketoni (tag) fotot nëpërmjet presionit të gjakut ose temperaturës së trupit? Pikërisht për këtë gjë është duke punuar kompania Sony së fundmi pasi sapo e ka rezervuar këtë ide me anë të një patente.

Patenta e quajtur “Buton i kamerës me sensorë të integruar” shpjegon mënyrën e funksionimit të kësaj teknologjie.

Një sensor në kamerën e pajisjes mobile do të regjistrojë disa të dhëna identifikuese për përdoruesin si: temperatura e trupit, ritmi i pulsit, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes, niveli i oksigjenit në gjak dhe përçueshmëria e lëkurës.

Ky informacion do të regjistrohet në memorie dhe do t’i bashkangjitet një fotoje të caktuar sikurse dhe të dhënat e zakonshme (data dhe ora).

Pse mund të nevojiten gjithë këto të dhëna?

Kjo teknologji mund të jetë e dobishme në zyrat e doktorëve nëpër spitale. Si pjesë e ekzaminimit pacienti do t’i bëjë vetes një foto. Në këtë mënyrë doktori ose spitali do të ketë foto të pacientëve me të dhënat e tyre më të fundit.

Kjo teknologji mund të kursejë dhe kohë pasi nuk do të jetë më e nevojshme që të përdoren mjete të ndryshme për të matur gjithë ato të dhëna. (PCWorld Albanian)

sony patent

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>