Harduer

Sony prezantoi gjeneratën e re të Xperia XZ me ekrane pa skaje dhe kamera HDR

Feb 26 2018
0 Shpërndarje
Telefonët e rinj Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact kanë përafërsisht të njëjtat ekrane pa skaje të Samsung dhe LG. Sony prezantoi gjeneratën e re të Xperia XZ me ekrane pa skaje dhe kamera HDR

Sony do të provojë edhe njëherë tjetër të “riparojë” marrëdhënien me telefonët inteligjentë.

Telefonët e rinj Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact kanë përafërsisht të njëjtat ekrane pa skaje të Samsung dhe LG.

Të dy telefonët fuqizohen nga Qualcomm Snapdragon 845, procesori më i fundit dedikuar flagshipëve Android.

Modeli 5.7-inç XZ2 ka ekran FHD+ me rezolucion 2160×1080. Skajet në krye dhe fund të telefonit janë zvogëluar por ka ende hapësirë për të vendosur emrin e Sony.

Kjo do të thotë se ende nuk mund të matet me Samsung, LG apo OnePlus. Por qartësisht kemi të bëjmë me përmirësim.

Ekranet mbështetin HDR me ngjyra më të theksuara dhe vibrante. Madje XZ2 ka bokse stereo.

Pozicioni i kamerës së pasme është më qendror. Skaneri i shenjave të gishtërinjve në telefonët Sony gjendej në butonin anësor të ndezjes por me modelin e ri kalon në vendin e duhur, pjesën e pasme të telefonit.

Duke u ndaluar tek kapakët e pasëm, ato na kujtojnë telefonët HTC por janë më të lehtë për tu mbajtur.

Ajo që do ti mungojë XZ2 është porta e kufjeve 3.5mm sepse Sony do të ndjekë Apple.

XZ2 vijon të ofrojë një buton të dedikuar kamere ashtu si modeli i vitit të kaluar XZ Premium. Tashmë ka një sensor 19 megapiksel. Gjatë realizimit të videove 4K, kamera mund të kapë ngjyra HDR dhe video me 960 frekuenca në sekondë “slow motion.”

Kjo është një mrekulli më vete, dhe Samsung ka ndjekur të njëjtin trend. Për ardhuruesit, Sony ka një aplikacion 3D Creator për skanimin e fytyrës.

Në brendësi të XZ2 gjendet Snapdragon 845 me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Android 8.0 Oreo është i shpejtë, i lehtë dhe i ngjashëm me Android Stock.

Sistemi i ri i dridhjeve dinamike në XZ2 bën që telefoni juaj të gjallërohet ose siç Sony i referohet “të ndjeni përmbajtjet tuaja.”

Një algoritëm analizon audion dhe bën të XZ2 të dridhet.

XZ2 Compact

Për ata që preferojnë telefonë të vegjël, Sony do të prezantojë modelin XZ2 Compact  me ekran 5-inç.

Ka të njëjtin harduer të XZ2 si procesori Snapdragon 845 dhe të njëjtën kamerë. Por nuk do të ketë Dridhjen Dinamike dhe pjesa e pasme është prej plastike.

Bateria është më e vogël dhe nuk ka karikim wireless. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>