Harduer

Sony prezantoi telefonin e parë OLED Xperia XZ3

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Në brendësi Xperia XZ3 fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Sony prezantoi telefonin e parë OLED Xperia XZ3

Gjatë një konference për shtyp në IFA 2018 Sony prezantoi flagshipin më të fundit, Xperia XZ3 me procesor Qualcomm, dizajn ergonomik dhe altoparlantë të përmirësuar.

Telefoni del në shitje më 17 Tetor për 900 dollarë ndërsa porositë fillojnë më 24 Shtator.

Xperia XZ3 është pasardhësi i Xperia XZ2. Ai vjen me certifikimin IP68 kundra ujit dhe pluhurit, ekran Gorilla Glass 5 me korniza të holla dhe trup premium prej alumini.

Sony vendosi të mos i kushtojë vëmendje trendit “notch”. Ekrani prej 6-inç Quad HD+ ka rezolucion 1440×2880 piksel dhe është i pari telefon me ekran OLED.

Në brendësi Xperia XZ3 fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Bateri 3,300 mAh furnizon telefonin përgjatë një dite të plotë.

Në pjesën e pasme gjendet një kamër e vetme 19 megapiksel Exmor RS Motion Eye me autofokus hibrid që mund të kapë video 4K HDR dhe slow motion në 1080p.

Kamera frontale është një sensor 13 megapiksel me lente f/1.9.

Në aspektin e softuerit Xperia XZ3 vjen me Android 9.0 Pie, versionin më të fundit Android.

Sony gjithashtu prezantoi orën e parë të fitnesit, FES Watch U e cila do të shitet në Britani, Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe Spanjë në Shtatorit.

Kjo orë ka një kasë prej çeliku dhe ekran e-paper dhe vjen me mëse 100 dizajne. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>