Harduer

Sony prezantoi Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact

Aug 31 2017
0 Shpërndarje
Çifti XZ1 do të jenë telefonët e parë që debutojnë me Android Oreo. Ato vinë me sistemin e kamerave Motion Eye të Sony i cili debutoi me XZ Premium në fillim të këtij viti. Sony prezantoi Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact Photo Source: Sony

Sony prezantoi ditën e sotme modelet e reja Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact të cilët do të zëvendësojë modelet e sjellura një vit më parë XZ dhe X Compact.

Ndryshimi më i madhor i telefonëve është procesori i ri Snapdragon 835 dhe dizajnët e rafinuara ku në rasin e XZ1 kemi një kornizë metalike.

Çifti XZ1 do të jenë telefonët e parë që debutojnë me Android Oreo. Ato vinë me sistemin e kamerave Motion Eye të Sony i cili debutoi me XZ Premium në fillim të këtij viti.

Ky sistem karakterizohet nga një sensor 19 megapiksel dhe mund të regjistrojë në 720p me 960 frekuenca në sekondë krahas 4K-së në shpejtësi standarde. Edhe pse ka stabilizim elektronik, kamerës i mungon ai optik.

Sa i përket kamerave frontale, XZ1 ka sensor 13 megapiksel ndërsa XZ1 Compact 8 megapiksel. Një tjetër karakteristike unike për telefonët është konvertimi i objekteve reale në imazhe 3D.

XZ1 ka ekran 5.2 inç 1080p HDR ndërsa modeli Compact vetëm 4.6 inç 720p. Të dy telefonët kanë xham mbrojtës Gorilla Glass 5 dhe rezistentën ndaj ujit IP68.

Komponentët e brendshëm të telefonëve janë Qualcomm Snapdragon 835, 4GB RAM, 2,700 mAh bateri dhe memorje 64GB për modelin XZ1 dhe 32GB për modelin Compact.

XZ1 del në shitje më 19 Shtator për 699.99 dollar ndësa XZ1 Compact në Tetor për 599 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>