Harduer

Sony prezanton modelet e smartfonëve Xperia SP dhe Xperia L

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Sony prezanton modelet e smartfonëve Xperia SP dhe Xperia L

Sony prezantoi dje dy telefonë të rinj Xperia për njerëzit që mendojnë se Experia Z (5 inç) dhe ZL kanë përmasa jo shumë të përshtatshme.

Xperia SP ofron një monitor HD Reality 720 piksel 4.6 inç. Teknologjia Reality mundëson ndriçim më të lartë dhe imazhe më të qarta. Smartfoni përshtat automatikisht monitorin e vet në bazë të imazheve që shfaqen.

Paketa me teknologjinë 4G LTE mundëson shfaqjen e fotove dhe videove në televizor si dhe ndarjen e dokumenteve me pajisjet e tjera. Kamera e integruar 8 megapiksel mundëson regjistrimin e fotove me cilësi të lartë edhe në errësirë.

SP ka një dritë “lajmëruese” që ndryshon ngjyrën në varësi të personit që po telefonon. Telefoni i ka pjesët anësore prej alumini dhe është i disponueshëm në ngjyrën e kuqe, të bardhë dhe të zezë.

Xperia L ka monitor FWVGA 4.3 inç i dizajnuar në mënyrë të tillë që videot të mos priten në pjesët anësore kur janë në opsionin “full screen”.

Ashtu si Xperia SP dhe Xperia L ka të integruar një kamera 8 megapiksel të teknologjisë “Exmor RS” që mundëson regjistrimin e fotove të një cilësie shumë të lartë. Smartfoni suporton teknologjinë NFC që shërben për ndarjen e dokumenteve edhe me pajisjet e tjera.

Vështrim: Sony Xperia P

Të dy telefonët mund të vendosen në opsionin “stamina” (të qëndrueshëm) për të shfrytëzuar për një kohë më të gjatë energjinë e baterisë. Të dy modelet SP dhe L do të jenë të disponueshëm për konsumatorët tremujorin e dytë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Xperia_SP_L

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>