Harduer

Sony prezanton në heshtje smartfonin Xperia Z4

Apr 20 2015
0 Shpërndarje
Sony prezanton në heshtje smartfonin Xperia Z4

sony-xperia-z4-100580189-large

Sony ka prezantuar smartfonin e saj më të mirë dhe pasardhësin e Xperia Z3 i cili do të jetë gati në tregje për tu blerë që këtë verë. Kjo paisje do të godasë të gjitha tregjet botërore dhe ofron mbështetje për disa gjuhë përfshi edhe gjuhët Europiane.

Por ajo që habiti të gjithë ishte mënyra e heshtur e prezantimit të këtij smartfoni dhe mesa duket kjo ndodh për shkak se kompania ka muaj që po konsideron faktin e largimit nga biznesi i smartfonëve.

Xperia Z4 i cili fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 810 ka një ekran 5.2 inç me rezolucion 1920x1080p dhe do të vijë së bashku me Android Lollipop 5.1 . Proçesori i ri Snapdragon 810 do të karakterizohet nga tetë bërthama.

Smartfoni është 6.9 mm i hollë dhe peshon 144 gram. Kjo do të thotë se është 0.4 mm më i hollë se Z3.

Me një bateri prej 2930 mAh, Sony pretendton se kohëzgjatja e tij të jetë afro 17 orë bisedë në rrjetin 3G. Gjithashtu Z4 do të ketë 32 GB hapësirë të brendshme, 2 GB RAM dhe mbështetje për kartat microSD deri në 128 GB.

Kamera e pasme e smartfonit do të jetë 20.7 Megapiksel ndërsa ajo e frontale 5.1 Megapiksel. Do të jetë i disponueshëm në ngjyrën e bardhë, të zezë, blertë dhe kuqërremtë. Sony nuk dha asnjë detaj të çmim apo datës fikse kur do të jetë në shitje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>