Harduer

Sony prezanton një smartwatch të ri me Android

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Sony prezanton një smartwatch të ri me Android

sonySony ka prezantuar gjatë kësaj jave në Shanghai’s Mobile Asia Expo një orë të përditësuar inteligjente, të cilën e ka quajtur Sony SmartWatch 2.

Ora është dizajnuar për t’u përdorur me telefonët Android. Ajo është rezistente ndaj ujit dhe ka lidhje NFC (near-field communication). Gjithashtu mund të personalizohet me aplikacionet bazuar në mënyrën se si dëshironi ta përdorni.

“Konkurrentët tanë po lançojnë pajisje të gjeneratës së parë, ndërkohë që ne, që tani po lançojmë pajisjet të gjeneratës së tretë falë gjithë përshtypjeve që kemi marrë nga rreth gjysëm milionë konsumatorësh së bashku me ekspertët më të mirë të Sony-t.

Kështu ju sjellim përvojën më të mirë të një ore inteligjente,” u shpreh Stefan K Persson, drejtor i produkteve në Sony Mobile Communications.

“Kemi mbi 200 aplikacione të veçanta të dedikuara për Sony SmartWatch, të cilat janë shkarkuar mbi një milion herë. Po punojmë gjithashtu me zhvilluesit tanë për të sjellë një përvojë edhe më të mirë dhe njëkohësisht më konkurruese për orën.”

Ato përfshijnë mundësinë për t’iu përgjigjur telefonatave duke prekur kyçin e dorës, mundësinë për të bërë foto përmes orës apo për të kontrolluar prezantimet nga distanca përmes Sony “Presentation Pal.”

sony 1

Për ata që pëlqejnë fitnesin, ora mund t’i ndihmojë me hartat gjatë ekskursioneve, ndërkohë që aplikacione të tjera u japin informacione rreth arritjes së qëllimeve. Ora shfaq gjithashtu të dhëna në lidhje me identitetin e telefonuesit, kalendarin, si dhe njoftime nga Twitter dhe Facebook.

Ajo do të hidhet në treg në të gjithë botën prej muajit shtator. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>