Harduer

Sony prezanton orën inteligjente SmartWatch 3

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Sony prezanton orën inteligjente SmartWatch 3

watchfeat-798x310Sony ka zbuluar orën inteligjente SmartWatch 3 që është dhe pajisja e parë më platformën Android Wear e kompanisë. Ora inteligjente e pajisur me GPS ka një ekran në formë katrore prej 1.6 inç, 4GB hapësirë të dhënash dhe bateri 420 mAh.

Sony Smart Watch 3 fuqizohet nga një proçesor Quad Core 1.2 Ghz ARM A7 dhe 512 MB RAM, ndërsa hardueri është modular që do të thotë se mund të hiqet nga rripi tërësisht. Sony shpreson se duke zhvilluar një portofol të gjerë rripash për orët inteligjente do ti përshtatet shijeve të çdo konsumatori. Ashtu siç shumë smartfonë të Sony-it edhe kjo orë inteligjente është rezistente ndaj ujit.

Mbështetja për GPS dhe hapësira e të dhënave bën të mundur funksionimin e orës inteligjente edhe pa qenë nevoja e lidhjes me një smartfon. Sony thotë se kjo gjë bën të mundur që ju të regjistroni itinerarin tuaj të lëvizjes dhe të dëgjoni muzikë pa qenë nevoja e marrjes së smartfonit tuaj me vete.

Sony SmartWatch 3 do të vijë këtë vjeshtë për 229 Euro. Ne do ju njoftojmë lidhur me datën fikse të disponueshmërisë së orës inteligjente nëpër dyqanet dhe distributorët. (PCWorld Albanian)

watch1-520x390watch2-520x390watch5-520x390 (1)

Lajmet e fundit>