Harduer

Sony prezanton smartfonin e papërshkueshëm nga uji Xperia ZR

May 14 2013
0 Shpërndarje
Sony prezanton smartfonin e papërshkueshëm nga uji Xperia ZR

Sony ka njoftuar se do të lançojë smartfonin të papërshkueshëm nga uji Xperia ZR. Ky smartfon mund të qëndrojë derinë dy metra thellësi për gati 30 minuta.

Përdoruesit do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë këtë avantazh, të regjistrojnë foto ose video nën ujë duke përdorur kameran prej 13 megapiksel të këtij telefoni.

Kjo kamera e krijuar për të funksionuar pikërisht nën ujë lejon regjistrimin e fotove edhe kur telefoni është i kyçur pa qenë nevoja të aksesosh menunë kryesore.

Kompania premton se fotot regjistrohen automatikisht me cilësi maksimale megjithatë përdoruesit mund ti përshtasin sipas dëshirës. Gjithashtu është e mundur që të aktivizohet opsioni i disa shkrepjeve në seri.

“Me kombinimin e teknologjisë lider të kameras që ofron Sony dhe nivelin më të lartë të rezistencës ndaj ujit përdoruesit nuk do ti shpëtojë më asnjë moment.” tha calum MacDougall, drejtor marketingu i Xperia-s.

Xperia ZR ka një sistem operativ Android 4.1 Jelly Bean, procesor quad-core 1.5 GHz, ekran 4.6 inç dhe suporton teknologjinë 4G LTE.

Këtë tremujor kompani do të fillojë shpërndarjen e kësaj pajisjeje në shumë vende të botës. (PCWorld Albanian)

Xperia ZR

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>