Harduer

Sony prezanton smartfonin “selfie” Xperia C3

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Sony prezanton smartfonin “selfie” Xperia C3

c3-banner2Sony ka zbuluar smartfonin e tij më të ri të quajtur Xperia C3 dhe ç’ka e bën atë smartfon të veçantë është kamera e tij frontale 5 Megapixel. Pak smartfonë e ofrojnë një kamerë të tillë ku ndër to mund të përmendim HTC One M8 si dhe Huawei Ascend P7, ku ky i fundit kamerës frontale i ka shtuar edhe mbështetjen për kapjen e imazhe panoramike. Kamera e Sony Xperia C3 ka një pamje 80 gradëshe dhe është e pajisur me një drite LED.

Por të mos harrojmë kamerën e pasme të Xperia C3 e cila ka një sensor Exmor RS 8 Megapixel dhe vjen më autofokus dhe aftësi për kapjen e video full HD 1080p. Në këtë smartfon vijnë disa aplikacione të pre instaluara që e përmirësojnë më tej cilësinë e kapjes së imazheve. Ekzistojnë disa mënyra për kapjen e selfieve me këtë smartfon si për shembull përmes butonave të harduerit ose softuerit. Por ju mund të kapni selfie edhe duke prekur dy herë mbi ekran.

Smartfoni fuqizohet nga një çip Qualcomm Snapdragon katër bërthamësh 1.2 Ghz Cortex-A7, 1 GB RAM, 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave si dhe mbështetje për microSD. Ekrani 5.5 inç i pajisjes ka një rezolucion 720 x 1280 pixel me një dendësi prej 267 ppi. Po ashtu ka edhe një version me mbështetje për dy karta SIM, ndërsa bateria e këtij smartfoni ka një kapacitet prej 2,500 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>