Harduer

Sony prezanton smartfonin Xperia T3

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Sony prezanton smartfonin Xperia T3

xsperia z3Kompania celulare Sony ka prezantuar telefonin e saj të ri inteligjent me emrin Xperia T3. Xperia T3 ka një madhësi prej 5.3 inç dhe është i trashë vetëm 7 mm. Ky telefon ka një paraqitje figure HD me një rezolucion prej 720 piksel.

Parametrat e tij ofrojnë një shërbim cilësor për përdoruesin duke filluar nga procesori quad-core Cortex-A7, RAM 1GB dhe kartë grafike Adreno 305. Memoria e brendshme e Xperia T3 është vetëm 8GG, por ajo mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD, e cila shkon deri në 32 GG.

Kamera e Xperia T3 është 8 megapiksel dhe ofron xhirimin e videove në 1080 piksel. Kamera e përparme e këtij telefoni është vetëm 1.1 megapiksel dhe ofron xhirimin e videove në 720 piksel. Smartfoni Xperia T3 vjen në treg me tre ngjyra ,të bardhë, të zezë dhe vjollcë. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>