Harduer

Sony prezanton versionin e ri të Xperia ZL2 vetëm për Azinë Lindore

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Sony prezanton versionin e ri të Xperia ZL2 vetëm për Azinë Lindore

gsmarena_103Sony do të nxjerrë një version të ri të celularit inteligjent Xperia ZL2, i cili do të shitet vetëm në rajonin e Azisë Lindore. Versioni i ri i Xperia ZL2 do të quhet Xperia Z2a. Këto dy telefonë janë përafërsisht të njëjtë dhe kanë pak ndryshime nga njëri-tjetri. Xperial ZL2 do të ketë një memorie të brendshme 16 giga, e cila mund të shtohet deri në 32 GB nëpërmjet një kartë microSD.

Ky telefon inteligjent do të ketë procesorin Snapdragon 810 me katër bërthama dhe do të jetë rezistent ndaj ujit nëpërmjet sistemit IP58. Ekrani i Xperia Z2a është 5 inç dhe ka një rezolucion 1080 piksel LCD. Trashësia e këtij telefoni pritet të jetë rreth 2mm më i trashë se ai Xperia ZL2. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>