Harduer

Sony prezanton zyrtarisht smartfonin Xperia Z1

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Sony prezanton zyrtarisht smartfonin Xperia Z1

0_Xperia_Z_1Sony ka prezantuar zyrtarisht Xperia Z1, një smartfon 5 inç që do të punojë me Android 4.3 dhe është dizajnuar me një kornizë prej alumini.

Madje mund ti rezistojë edhe rënies në lavaman. Sony ka tentuar ta diferencojë këtë pajisje nga pajisjet e tjera telefonike me anë të krijimit të një kamere me një cilësi të lartë.

Do të suportojë video full HD me sensorë 21 megapiksel dhe përfshin opsione si lidhje direkt me rrjetet sociale, opsione për të kapur 61 imazhe në vetëm 2 sekonda dhe gjithashtu efekte të tjera. Sony gjithashtu ka prezantuar edhe lentet QX10 dhe QX 100 për ta transformuar atë në një kamerë të avancuar dixhitale.

Z1 vjen në një moment kritik për komapninë Sony, ku pajisjet të tjera të HTC, Nokia apo Apple me vijnë shumë opsione të avancuara dhe ku secili ka si qëllim të diferencohet nga prezantimet e tjera.

Edhe pse nuk ka aplikacionet e nivelit të Samsung, ky smartfon dallon për avantazhin e kapjes së imazheve nën ujore. Për çmimin akoma nuk është folur, por Z1 pritet të lançohet në Europë këtë muaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>