Biznes

Sony punëson HTC për të krijuar pajisje që luajnë lojrat e Playstation

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Sony punëson HTC për të krijuar pajisje që luajnë lojrat e Playstation

Të enjten që kaloi, Sony publikoi lajmin se kompania Tajvaneze HTC do të prodhoje pajisje që mund të luajne lojra të Playstation. Kjo është hera e parë që Sonly lejon operues të jashtëm të bëjë një gjë të tillë.

Sony Computer Entertainment, divizioni i lojrave, tha se HTC do të bashkohet me programin e kompanisë. Sipas këtij programi, Sony mund të miratojë disa paisje, të cilat do të përdoren për lojrat e Playstation-it, por me kusht që paisjet të jenë në standartet e duhura.

Kompania synon të zgjerohet edhe me paisje të jashtme, duke pasur ende kontroll mbi titujt e lojrave dhe eksperienca në këtë fushë. Deri tani, vetëm platformat e Sony si dhe disa tableta dhe celulare kanë marrë aprovimin për titujt e lojrave të prodhuara nga Sony.

Sony tha se do të riemërojë platformën që do të mundësojë lojrat nga Playstation Suite në Playstation Mobile, duke e përqëndruar vëmendjen në aparatet celularë. Platforma përfshin një sektor zhvillimi dhe një softuer online për blerje në internet.

Kjo përpjeke e Sony për t’u integruar në këtë fushë vjen pas humbjeve të mëdha që ka pësuar në paisjet elektronike. Firma ka thënë se do të punojë më fort për të lidhur paisjet e saj me filma, muzikë si dhe lojra që kanë marrëdhënie me platforma online. Kompania japoneze lançoi para pak kohësh një shërbim për ndarje fotosh dhe ka zgjeruar muzikën e vet në aparatet iPhone të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>