Biznes

Sony raporton humbje për vitin 2013

May 15 2014
0 Shpërndarje
Sony raporton humbje për vitin 2013

SONY-Brand-Shot-logo-CES-2014-3-645x430Sony prezantoi rezultatet për vitin fiskal që ka përfunduar në muajin Mars. Përjashto performancën e fuqishme në biznesin e lojërave dhe pajisjeve mobile, gjiganti japonez regjistroi një tjetër humbje, duke hedhur dyshime mbi shpresat për një kthim të mbarë.

Sony arriti të kishte një fitim të vogël gjatë vitit 2012, por kostot e ristrukturimit dhe rënia e shitjeve në disa kategori do ta bënte vitin 2013 një vit me humbje duke u shtrirë edhe në vitin 2014, bën me dije kompania.

Për vitin 2013, Sony foli për një humbje prej 128.4 miliardë Yen (1.25 miliard dollarë) humbje në shitje prej 7.77 trilion Yen (75.4 miliardë dollarë). Ndërsa në 2012-ën Sony kishte 43 miliardë Yen (458 milion dollarë) fitim.

Kompania ia atribuon humbjen kostos së gjeneruar nga aktivitete të ristrukturimit të tilla si shitja e njësisë së saj të kompjuterëve Vaio ose kalimi i biznesit të saj të Televizorëve në një kompani më vete në pronësi të këtyre të fundit. Rezultatet mund të kishin qenë më keq pa performancën e mirë që pati kompania në botën e lojërave dixhitale me PS4 dhe pajisjeve mobile. (PWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>