Biznes

Sony raporton se ka shitur 39.1 milionë smartfonë Xperia

May 15 2014
0 Shpërndarje
Sony raporton se ka shitur 39.1 milionë smartfonë Xperia

xperia-z2-cameraKompania Sony ka publikuar zyrtarisht rezultatet e vitit të saj fiskal për vitin 2013. Megjithëse është një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë dhe në historinë moderne, nuk po kalon kohëra të mira. Kompania po vazhdon të humbasë para dhe sipas shefit ekzekutiv të kompanisë do të vazhdojnë të humbasin përderisa kompania po përpiqet të “rishpikë” veten e saj.

Por kompania ka suprizuar me një rritje të konsiderueshme në shitjet e smartfonëve, të cilat janë 39.1 milion modele Xperia të shitur krahasuar me 32 milion një vit më parë. Kjo e thënë ndryshe është një rritje me 20 % në sektorin e smartfonëve.

Kompania gjithashtu ka bërë publike se parashikimet e saj flasin për 50 milion njësi Xperia që pritet të shitën gjatë këtij vitit. Sony ka bërë një punë mjaft të mirë me ofertat e saj të smartfonëve vitin e kaluar. Por problem kryesor i kompanisë është kohë e gjatë për të sjellë produktet në tregun amerikan. Për fat të mirë kjo do të ndryshojë falë strategjive të reja të përmendura në parashikimet e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>