Harduer

Sony S Series Walkman edhe zyrtarisht në skenë

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Sony S Series Walkman edhe zyrtarisht në skenë

Deri më tani kemi parë mjaft shumë imazhe nga Sony S Series Walkman dhe atë qysh prej fillimit të muajit korrik, por siç duket më në fund Sony e ka parë  të arsyeshme që gjërat ti përfundojë edhe zyrtarisht, duke shpalosur edhe një model më të lirë E-Series.

Specifikat e modelit S janë tërësisht të njëjtat me ato që janë pritur, duke përfshirë një ekran 2.4 inçësh QVGA LCD, FM Tuner dhe incizim, së bashku me përkrahjen e formateve të ndryshme duke përfshirë mp3, WMA, AAC, H.264 dhe WMV. Ndërsa karakterisitka e re është prania e altoparlantëve të integruar në të.

Përsëri pritet që të ofrojë 42 orë jetëgjatësi të baterisë kur dëgjohet muzikë përmes kufjeve dhe 6.5 orë për shikim të videove, por ajo që nuk është ditur ka qenë integrimi i tij në “boom box” ka si rezultat 17 orë pune duke dëgjuar muzikë dhe 5 orë duke shikuar video.

Modeli 8GB do të paraqitet për 110 dollarë dhe ai 16GB do të kërkojë 130 dollarë. Për ata që janë të interesuar për një version më të lirë, mund të marrin në pronësi versionin E Series që ka një ekran 2 inçësh, shasi më të vogël, bateri më të dobët dhe një çmim prej 80 dollarë për 8GB dhe 100 dollarë për 16 GB.

Që të dy pritet të paraqiten në treg gjatë muajit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>