Harduer

Sony SF-G, karta SD më e shpejtë prodhuar ndonjëherë

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Sony SF-G, karta SD më e shpejtë prodhuar ndonjëherë

Çfarë kërkoni nga një kartë SD? Nëse po kërkoni shpejtësi atëherë oferta më e re e Sony është opsioni më i mirë që mund të keni.

Sipas kompanisë, seritë SF-G UHS-II do të jenë më të shpejtat planet me një shpejtësi leximi prej 300 Mbps dhe shkrimi 299 Mbps.

300 Mbps shpejtësi leximi nuk përbën diçka të re sepse Lexar Professional 2000x i prezantuar në 2015-ën ka të njëjtën shpejtësi. Por kur bëhet fjalë tek shpejtësia e shkrimit, Lexar bie në 260 Mbps.

Pikërisht këtë hendek ka mbyllur Sony duke dërguar shpejtësitë teorike në 312 Mbps. E nëse po kërkon kapacitet dhe shpejtësi të lartë në të njëjtën kohë duhet të prisni.

Modelet SF-G janë të disponueshme në 32GB, 64GB dhe 128GB. /PCWorld Albanian

Tags >

SDSony
Lajmet e fundit>