Softuer

Sony sfidon Apple iTunes

Nov 19 2009
0 Shpërndarje
Sony sfidon Apple iTunes

Tregu virtual gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të ngarkojnë video, imazhe dhe përmbajtje tjera digjitale.

Sipas ekzekutivit të Sony, Kauzo Hirai, shërbimi i ri pritet të bazohet në modelin e rrjetit të Playstation. “Ka debate rreth asaj nëse të gjithë përdoruesit e PlayStation Network do të migrojnë në shërbimin e ri” tha Hirai. “Ne sigurisht do t’i kemi si cak shumë prej tyre”.

Hirai shpjegoi se rrejti i PS3 ka qenë nxitja më e suksesshme e Sony në tregun komercial online. Në fakt, PSN (Playstation Network) ka mbi 33 milion përdorues të regjistruar dhe ofron me mijëra lojëra për shkarkim, spektakle televizive dhe filma. Përveç kësaj, Sony së fundi nënshkroi një marrëveshje me Netflix që do t’i lejojë anëtarët e PSN të transmetojnë filma dhe përmbajtje tjera.

Lajmet e fundit>