Harduer

Sony shfaq “aksidentalisht” tabletin Xperia Z3

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Sony shfaq “aksidentalisht” tabletin Xperia Z3

xperia-tablet-leak2-100409756-primary.idgeSony “aksidentalisht” mund të ketë shfaqur një foto të Xperia Z3 dhe orës intelegjente, dy produkte që ajo pritet ti prezantojë në konferencën e IFA muajin që vjen. Kjo foto është publikuar në blogun e Sony XperiaBlog.

Aty shfaqet një person i ulur që mban në dorë një tablet që mendohet të jetë Xperia Z3, ndërsa në kyçin e dorës ka të vendosur një orë që duket të jetë smartwatchi i Sony-t. Ora nuk ngjason fare me modelet paraardhëse që Sony ka dizajnuar. Detaji “uji” në foto mund të tregojë që këto dy produkte të jenë rezistente ndaj ujit, një karakteristikë tashmë e kompanisë Sony.

Sony do i bashkohet kompanive të tjera si Asus, Samsung, LG në konferencën e IFA në Berlin në shtator për prezantimin e produkteve të reja. Imazhi u shfaq edhe në faqen e Facebook, por u fshi pak minuta pas publikimit, por jo para se një fans të bënte një screenshoot.

Ora ka të ngjarë të konkurroje Android pasi Sony nuk ka nënshkruar për të qenë një partner i Google, por ka zgjedhur të krijojë vet sistemet operative që do të përdorë në produktet e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>