Harduer

Sony shpalos "Playstation Move"

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
Sony shpalos "Playstation Move"

Prodhuesi japonez i PlayStation 3 shpalosi gjatë ditës së enjte, sistemin e saj të shumëpritur kontrollues me lëvizje, i cili duket se do të sfidojë dominimin e Nintendo-së në segmentin e argëtimit.

Me “Playstation Move”, Sony shpreson të tërheq gejmerët që shfrytëzojnë Wii-në e Nintendo-s, që është shpalosur në vitin 2006 dhe ishte platforma e parë që shpalosi kontrollor që njohin lëvizjen.
Peter Dille, zëvendës president i lartë i marketingut pranë Sony Computer Entertainment, kreditoi Nintedo Co. për “shpalosjen e luajtjes me lëvizje para masës”.

Tani është koha që ata të ecin një hapa para në Playstation, që ofron një eksperiencë të re edhe për gejmerë të zakonshëm e edhe për ata që luajnë më të madhe.

“Rruga e migrimit nga familje e Wii në familjen e PlayStation 3 është një rrugë mjaft e natyrshme, pjesërisht për shkak të përvojës që ju mund të merrni me PlayStation Move, por edhe për shkak të përmbajtjes që ne gjejmë në PlayStation 3,” tha Dille, gjatë një konference për media në San Francisco.

Në shfrytëzim me kamerën ekzistuese PlayStation Eye, kontrollori ri lëvizs e pa tela i Sony mund të përcjellë lëvizjet trupore të gejmerëve. Në kthim, topi që ndriçon në maje të kontrollorit njihet nga kamera.

“Asgjë nuk ka qenë më e saktë se kjo,” tha Shuhei Yoshida, president i Sony Computer Electronics Worldwide Studios.
PlayStation Move do të paraqitet në shitje gjatë vjeshtës së këtij viti. Detajet e plota dhe çmimet ende nuk janë paraqitur, por një pako fillestare që përfshin edhe Playstation Eye, kontrollorin e lëvizshëm dhe një lojë, pritet që të shiten për një çmim prej 100 dollarë.

Microsoft në anën tjetër është duke planifikuar ofensivën e saj të këtij viti me “Project Natal”. Natal kombinon një kamerë, sensor të thellë, mikrofon dhe procesor, duke eliminuar nevojat për çfarëdo pajisje me butona. Microsoft pritet që të shpalos Natal gjatë festave të fundvitit por nuk ka specifikuar ndonjë datë.

Megjithëse gjatë muajve të fundit kërkesat për Wii kanë pësuar rënie, ajo ka mbetur konzola më e popullarizuar tek Amerikanët në muajin janar, me 465.000 njësi të shitura. Sipas NPD Group, Microsoft ishte i dyti me 332.800 njësi Xbox 360 dhe Playstation 3 përcillte me 276.900 njësi.

Lajmet e fundit>