Harduer

Sony shton ekrane të mëdhenj në Ultrabooks Vaio

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Sony shton ekrane të mëdhenj në Ultrabooks Vaio

Sony ka filluar shpërndarjen e dy VAIO Ultrabooks të rinj me ekranë të mëdhenj duke filluar nga 699 USD, duke zgjeruar linjen e saj të laptopëve të hollë dhe të lehtë.

Serite T 14 dhe 15 Ultrabooks Vaio kanë procesorë Intel Core bazuar në microarkitekturën Ivy Bridge. Ultrabooks perdorin sistemin operativ Microsoft Windows 8.

Sony, tha në një deklaratë per shtyp, se laptopët synojnë tregun e studentëve dhe profesionistëve. Një veçori unike e laptopëve është aftësia për të kombinuar hard drive-t me solid-state-drive me kapacitet të ulët 24 GB, e cila mund të përdoret për të ruajtur sistemet operative. SSDs janë zakonisht më të shpejtë se hard drives dhe mund të ndihmojnë laptopët të ndizen dhe të funksionojnë më shpejt.

Seria T 15 e Ultrabook fillon me një cmim nga 799 USD dhe ka një ekran me prekje 15-inç që mund të shfaqë imazhe me rezolucion 1920-me-1080 pixel. Laptop peshon 2,35 kg me bateri të inkorporuar.

Seria T 14 e Ultrabook ka një ekran 14-inch me rezolucion 1366-me-768 pixel. Versioni pa prekje të ekranit fillon nga 699 USD, ndërsa versioni me prekje fillon nga 799 USD. Laptopi peshon 1,86 kg.

Laptopët kanë një memorie prej 8GB dhe ofrojnë mundësi hapësire 1TB ose 512 GB SSD. Karakteristika të tjera përfshijnë një webcam, USB 3.0, portë HDMI (definicion të lartë te ndërfaqes multimediale) dhe një lexues karte SD.

Ultrabooks janë në dispozicion në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Sony Vaio

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>