Harduer

Sony, sjellë 3D me syze e pa televizor!

Sep 3 2011
0 Shpërndarje
Sony, sjellë 3D me syze e pa televizor!

Produkti në formë të syzeve vendoset në kokën e përdoruesit dhe në momentin që fokusohet dhe pozicionohet si duhet, ajo ofron një imazh të gjerë, të pastër dhe më të shndritshëm 3D. “Ne mund të ofrojmë këtë pajisje për eksperiencë në kinema shtëpiake” tha Yoshinori Matsumoto, Menaxher i Përgjithshëm i Sony për argëtim në shtëpi.”Kjo do të thotë një ekran 750 inç në një distancë 20 metërshe”. 

Brenda zonës së shikueshmërisë janë dy ekrane 0.7 inç OLED, dhe secila prej tyre sjellë prej 1280 x 720 piksela. Njësia mund të lidhet me një kamerë 3D për të shikuar drejtpërsëdrejti përmbajtjet që po incizohen apo edhe të shfrytëzohet si shtojcë për filma apo lojëra. 

“Imagjinoni duke shikuar Spiderman gjersa ai ecë para syve tuaj apo duke luajtur një lojë si Uncharted 3 në 3D të jashtëzakonshme mu para syve tuaj” tha CEO I Sony, Howard Stringer gjatë prezantimit për medie në kuadër të IFA. 

Ndërsa çmimi i pajisjes vetëm mund të imagjinohet sepse nuk është bërë i ditur…/ pcworldalbanian

Lajmet e fundit>