Analiza

Sony T700 mban tonelata me fotografi

Feb 19 2009
0 Shpërndarje
Sony T700 mban tonelata me fotografi

Ka 4GB memorie flash dhe shtratin për Memory Stick. Por nuk mund t’i përdorni të dyja njëkohësisht. Kur Memory Stick gjendet brenda, nuk mund të shikoni apo të ruani fotografi në memorien e brendëshme.
Kamera është pak më e trashë se gjysmë inç dhe pak më e lehtë se 5.6 ounce. Pjesa e mbuluar me metal mund të zgjidhet në ngjyrë të kuqe, roze, argjend ose gri.
Me një diagonal prej 3.5 inç, ekrani LCD ka rezolucionin më të lartë në klasin T700. Përveç butonit për ndezje dhe për fotografim, të gjitha kontrollet tjera gjenden në ekranin e ndjeshëm në prekje.
Gjerësia e ekranit LCD nuk len vend për ta mbërthyer aparatin dhe pjesa e përparme e rrëshqitshme nuk le vend për ta kapur. Ekrani i madh ndikon edhe në harxhimin e baterisë gjithashtu. Në testet e Qendrës së Testimit të PC World, modeli T700 bëri 201 fotografi me një mbushje, që është e mjaftueshme për ta kategorizuar si “Mirë”, por jo edhe aq mirë sa aparatet e tjerë point-and-shoot që bëjnë 250 deri 300 fotografi me një mbushje baterie.
Menytë e Sony janë intuitive. Do të shikoni një meny të thjeshtuar, që ofron mjaft për bërjen e fotografive dhe shumë informacion për rregullimet e aparatit. Aparati gjithashtu ka mundësi interesante dhe zbavitëse editimi dhe shikimi të fotografive. Opsioni për slide-show është mjaft i ndryshueshëm.
Në testin tonë me juri, modeli T700 fitoi kategorizimin si Shumë Mirë, duke qenë më i forti në saktësinë e ngjyrave dhe kualitetin e përgjithshëm të fotografisë. Dobësia e tij ishte qartësia e fotografive.
Fotografitë e bëra gjatë ditës ishin mjaft të qarta dhe të ekspozuara në mënyrë të saktë. Në dritë të ulët, veçanërisht në ISO më të larta, T700 ngeci pak.
Në përgjithësi opsionet e aparatit punuan mirë. Opsioni i tij video, edhe pse jo në HD, lejon të bëni edhe zoom.

 

Lajmet e fundit>