Biznes

Sony tejkalon rivalin Nintedo në shitje

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
Sony tejkalon rivalin Nintedo në shitje

_75388294_fituKompania e video lojërave Sony ka tejkaluar për herë të parë kompaninë Nintendo në numrin e shitjeve të PS4 ndaj Wii. Sony shiti 18.7 milion Playstation 4 në krahasim me Nintendon, e cila shiti 16.3 milion Wii.

Këto shifra u raportuan nga një faqe ueb biznesi në Japoni me emrin Nikkei. Shifrat nuk ishin të papritura, pasi Playstation 4 i Sony është shpallur si pajisja më e mirë për luajtjen e video lojërave.

Konkurrenca ndërmjet Sony-t dhe Nintendo-s nuk mbaron me kaq, pasi të dyja kompanitë kanë projekte të tjera për të prezantuar në treg. Këto kompani krahas konkurrencës që kanë me njëra-tjetrën duhet të përballen edhe me platforma të tjera rivale si Xbox. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>