Lajmet

Sony tërheq 535.000 laptop Vaio F dhe Vaio C

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Sony tërheq 535.000 laptop Vaio F dhe Vaio C

Sony është duke bërë tërheqjen e këtyr laptopëve për shkak të problemeve me kontrollim të temperaturës që mund të shkaktojë tejngrohjen e laptopëve, dhe në disa raste madje mund të shkaktojë edhe deformime të formës së laptopit.

Tërheqja prekë laptopët e serisë Vaio F dhe Vaio C të cilët janë shitur pas janarit të vitit 2010, të cilët llogaritet të jenë diku rreth 259.000 të shitur në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 103.000 në Evropë,120.000 në Azi dhe 52.000 në Japoni.

Nuk ka detaje për sa i përket asaj sesi do të kthehen këta laptop tek Sony, por në çfarëdo rasti nëse jeni në pronësi të ndonjë modeli të këtyre llojeve, sigurisht që do t’ju njfotojmë me kohë.

Lajmet e fundit>