Siguri

Sony u sulmua edhe një herë!

May 25 2011
0 Shpërndarje
Sony u sulmua edhe një herë!

Ndërmarrja tregoi që ka zbuluar sulmin në mbrëmjen e të dieles, të njëjtën ditë kur ndërmarrja për siguri Sophos dhe Hacker  News e treguan.

Sony tregoi për Dow Jonews Newswires  se emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, email adresat dhe numrat e telefonave ishin vjedhur gjatë sulmit, por nuk ishin të përfshirë numra të kartave të kreditit në faqet falas. Sony thotë që menjëherë ndalën uebfaqet dhe do t’i rikthejnë pas një vëzhgimi për siguri.

Lëshimi në siguri vjen pas më pak se dy javëve që kur Sony riktheu rrjetin PlayStation Network. Ndërmarrja kishte ndalur këtë rrjet më 20 prill, pas zbulimit të sulmeve që kishin marrë të mëse 77 milionë llogarive të përdoruesve. Më vonë, ndërmarrja pranoi që hakerët kanë sulmuar Sony Online Entertainment në të njëjtën kohë dhe mund të kenë vjedhur mëse 24.6 milionë llogari.

Sony vlerëson që kjo ngjarje i kushtoi ndërmarrjes humbje prej 171 milionë dollarë. Ky nuk është vetëm si lajm i keq për ndërmarrjen. Përveç këtij sulmi në uebfaqet e veta në Greqi, Sony raporton për Dow Jones Newswires që ka gjetur edhe disa përgjime të paautorizuarë në Tailandë dhe Indonezi. Dhe PC World raporton që analistët kanë zbuluar faqe të prekura në Sony Music Japan./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>