Biznes

Sony ul për 25 përqind çmimin e PlayStation 2

Apr 2 2009
0 Shpërndarje
Sony ul për 25 përqind çmimin e PlayStation 2

altSony është duke e zbritur çmimin e Playstation 2 për 25 përqind. Madje vet kompania bën të ditur se ulja e çmimit do të bëhet edhe në Evropë edhe në Amerikë.

Konzola që ka hyrë në vitin e dhjetë të shitjes me pakicë do të kushtojë 100 euro prej 130 sa kushtonte, ndërsa në Amerikë do të kushtojë 100 dollarë prej 130 sa kushtonte më parë.

Sony ka shitur më shumë se 136 milionë konzola që prej 4 Mars të vitit 2000, kur edhe kishte dalë në shitje për herë të parë. Me gjithë daljen në treg të modelit PlayStation 3, modeli i vjetër (PlayStation 2) ende vazhdon të mbetet shumë i popullarizuar.

Kjo ndodhë për shkak se ka një katalog  më të gjerë të lojërave dhe po ashtu ka çmim  më të ulët. Në fundit e vitit financiar që përfundon të martën, Sony pret të shesë 8 milionë konzola, e po ashtu pritet edhe shitja e PlayStation 3 po në këtë periudhë.  Gjatë këtyre nëntë muajve të fundit, shitjet e PlayStation 2 kanë kapur shifrat prej 6.5 milionë kopjeve.
 

Lajmet e fundit>