Harduer

Sony Vaio E Series pajisjet me Blu-ray

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Sony Vaio E Series pajisjet me Blu-ray

Sony Vaio VPC-EA1Z1E veçohet me një procesor 2.13 GHz Intel Core i3 dhe me një ekran 14 inç LED Backlit me rezolucion prej 1600 x 900 pikselash. Gjithashtu ky model arrin i pajisur me 4GB DDR3 RAM, HDD me kapacitet prej 500 GB dhe grafikë ATi Mobility Radeon HD 5145 me 512 MB RAM.

Sony VPC-EC1S1E në anën tjetër përmban një ekran 17 inç LED Backlit që sjellë rezolucion prej 1920 x 1080 piksela, ka një procesor Intel Core i5 2.26 GHz, 4GB RAM DDR3 dhe grafikë ATI Mobility Radeon HD 5650 me 1GB VRAM.

Që të dy modelet veçohen me 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 2.1+EDR, web kamerë, dalje HDMI dhe tri porte USB. Vaio VPC-EA1Z1E ofrohet me një mori ngjyrash ndërsa VPC-EC1S1E mund të përzgjidhet vetëm me ngjyrë të zezë ose të bardhë.

Pritet që të paraqiten në treg gjatë muajit maj në Britaninë e Madhe, ndërsa shumë shpejt pas kësaj do të paraqiten në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës. Për fat të keq nuk ka ende ndonjë detaj rreth çmimit.

Lajmet e fundit>