Harduer

Sony vjen me shirita magnetikë që mund të mbajnë 185 TB të dhëna

May 5 2014
0 Shpërndarje
Sony vjen me shirita magnetikë që mund të mbajnë 185 TB të dhëna

Screen_Shot_2014-05-04_at_3.33.22_PM.0_standard_640.0Kasetat tashmë veç kanë pësuar një rënie të madhe në përdorim, por kasetat me shirit magnetik ende kanë një rol të rëndësishëm prapa skenave. Shiritat me dendësi jashtëzakonisht të madhe përdoren nga korporatat dhe agjencitë qeveritare për qëllime arkivimi për shkak se janë më të lirë, më efikas sa i përket përdorimit të energjisë dhe më të qëndrueshëm se sa ngarkesat e bazuara në disk.

Dhe tani Sony ka arritur një kapacitet të pabesueshëm prej 18.5GB për inç katrorë me shiritat e vet të fundit magnetikë – më tepër se pesëfishi që ofron IBM me shiritat e prodhuar në vitin 2010 dhe 74 herë më tepër se sa shiritat që përdoren zakonisht sot në disqet e arkivave (një disk i tillë është treguar në fotografi).

Me këtë lloj të dendësisë, një fishek i vogël me të dhëna mund të mbajë 185 TB të dhëna, ndonëse Sony ende nuk e ka bërë komercializimin e teknologjisë. Pa marrë parasysh këtë, ky lloj mediumi për disqe nuk është lënë pas dore që ka qenë në qarkullim për më tepër se 60 vite. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>