Harduer

Sony Xperia i1 “Honami” pritet të ketë kamerë 20 Megapixel

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Sony Xperia i1 “Honami” pritet të ketë kamerë 20 Megapixel

Sony Xperia 1Tashmë kanë filluar të qarkullojnë informacione rreth pasardhësit të smartfonit Xperia Z të Sony, pasi disa specifikime të Xperia i1 “Honami “ rrodhën online.

Faqja ePrice pretendon se modeli i ri i “Honami” do të ketë një ekran 1080p HD 5 inç dhe një kamera nga mbrapa prej 10.7 mp, një kamera ballore 2 megapixel, një procesor Snapdragon të serisë 800 nga Qualcomm i cili mund të punojë me 2.2 GHz dhe teknologjinë NFC.

Për telefonin LTE thuhet gjithashtu se do të ketë një bateri 3000mAh, me një gjendje Stamina të Sony- një funksion që i fik aplikacionet automatikisht kur telefoni nuk ka më bateri.

Në kontrast modeli Xperia Z aktual ka vetëm një kamera 13 megapixel dhe një procesor Qualcomm 1.5 GHz. Deri tani të gjitha informacionet mbi modelin “Honami” nuk janë zyrtare, por pritet që Sony të jap detaje në një konferencë në Berlin më 4 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>