Biznes

Sony Xperia Ion, në 24 qershor do shitet me 99$

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Sony Xperia Ion, në 24 qershor do shitet me 99$

Sony dhe AT&T raportuan sot se smartfoni i ri Xperia Ion, me një kamera 12 megapiksel dhe 4G LTE, do të jetë i disponueshëm për blerje në 24 qershor me çmimin 99.99$. Nëse ju kujtohet, këtë janar analizuam Xperia Ion në CES Trade dhe mund të themi se ngjyra e saj e zezë, formë pllake e hollë, do të konkurojë me llojet e HTC One X dhe Samsung Galaxy S III në linjën e AT&T.

Smartfoni i Sony përfshin një kamera 12 megapiksel dhe mundësinë për t’u përdorur si telekomandues kur është e lidhur me një kabëll HDMI. Në këtë mënyrë, ju mund ta lini telefonin ngjitur me TV dhe të uleni në kolltuk për të kontrolluar ndërfaqen. Xperia ka një ekran 4.6 inç, rezolucion 1280×720 dhe ka sistem operimi Android 2.3 Gingerbread, edhe pse Sony premton së shpjeti azhornimin në Android. Do të lidhet me internetin nëpërmjet LTE, HSPA+ dhe Wi-Fi, me një memorje të brendshme 16GB, por do ketë edhe vend për kartë memorje. Ai përdor një procesor 1.5 GHz Qualcomm S3, i cili është i shpejtë, por jo aq i shpejtë sa S4 që përdoret në smartfonat lider.

Me çmimin 99.99$, Ion është 100 dollarë më i lirë se 2 smartfonat e tjerë të AT&T, HTC One X dhe i shumëprituri Samsung Galaxy S III. Këta smartfona kanë procesorin Qualcomm S4, por kamera është vetëm 8 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>