Harduer

Sony Xperia Tablet Z në shitje nga tremujori i dytë i 2013-s

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Sony Xperia Tablet Z në shitje nga tremujori i dytë i 2013-s

Sony Xperia Tablet ZTableti Sony Xperia Tablet Z do të fillojë shitjet në të gjithë botën duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2013.

Çmimi fillestar në SHBA do të jetë 499 $. Tableti ka ekran 10 inç dhe është vetëm 6.9 mm i hollë. Rezolucioni është1,920 x 1,200 pixel HD dhe ka procesorin e ri quad core nga Qualcomm, Snapdragon S4 Pro. Sipas Sony-t, tableti do të peshojë 495 gram.

Versioni i zi me 16 GB do të kushtojë 499 $ ndërsa versioni me 32 GB do të kushtojë 599 $. Të dyja këto modele do të shiten edhe nëpër dyqanet e SHBA-së. Ndërkohë, versioni i bardhë do të jetë në shitje vetëm në dyqanet zyrtare të Sony-t dhe faqes së internetit të kompanisë. Hapësira mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Deri tani kompania nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër lidhur me çmimet e tabletit në vendet e tjera të botës.

Sony është shprehur se tableti do të ketë rezistencën më të lartë që kanë tabletët e sotëm kundër ujit dhe papastërtive. Ai mund të vendoset deri në 1 metër thellësi në ujë për 30 minuta pa u dëmtuar.

Bokset do të kenë efektet “surround”, kamera e pasme do të jetë 8 megapixel ndërsa ajo e përparme 2 megapixel. Të dyja do të përdorin sensorët origjinalë të vetë kompanisë.

Tableti përfshin edhe teknologjinë NFC (near field communication), duke u mundësuar pajisjeve të shkëmbejnë skedarë video apo audio përmes bashkimit me njëra-tjetrën.

Pajisja do të dalë në shitje me Android 4.1 ndërsa përditësimi për Android 4.2 do të jetë i disponueshëm pasi të hidhet në treg. Sony ka publikuar edhe një video të pajisjes të cilën mund ta shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>