Harduer

Sony Xperia Z Ultra 6.4 inç, një tjetër smartfon rezistent ndaj ujit

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Sony Xperia Z Ultra 6.4 inç, një tjetër smartfon rezistent ndaj ujit

E kush mund të thotë se smartfonët me ekrane të mëdha nuk mund të jenë të hollë? Sony ka lançuar Xperia Z Ultra gjatë kësaj jave në Mobile Asia Expo në Shangai, një pajisje që çon edhe më larg limitet e madhësisë së smartfonëve dhe trashësisë së tyre.

Pajisja funksionon me Android 4.2 dhe ka ekran 6.4-inç Full HD, procesor Qualcomm Snapdragon 800, si dhe një kamer 8-megapixel.

Xperia Z Ultra është 6.5 mm i hollë, duke u bërë kështu një ndër smartfonët më të hollë në treg. Për të bërë një krahasim, Samsung Galaxy Note II, i cili ka ekran më të vogël (5.5-inç), është shumë i trashë, 9.4 mm.

Ashtu si edhe Sony Xperia Z, edhe Xperia Z Ultra është rezistent ndaj ujit. Telefoni ka një vlerësim IP55, që e bën jo vetëm rezistent ndaj ujit, por njëkohësisht edhe të përdorshëm për të regjistruar video nën ujë.

Ekrani i Xperia Z Ultra përdor teknologjinë Triluminos të Sony-t, të cilën kompania beson se ka një rang më të gjerë ngjyrash natyrale.

E njëjta teknologji përdoret edhe në televizorët Sony. Përmes kësaj teknologjie, analizohet çdo imazh para se të shfaqet në ekran, duke riprodhuar pikselët e munguar për një cilësi më të mirë figure.

Xperia Z Ultra do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe lejla, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit. Koha e saktë e hedhjes në treg do të varet nga vendi. (PCWorld Albanian)

xperia z

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>