Lajmet

Sony Xperia Z5 dhe Z5 Premium përditësohen në Android 7.0 Nougat

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Ka filluar përditësimi në Android 7.0 Nougat i telefonëve Sony Xperia Z5 dhe Xperia Z5 Premium ndjekur nga Xperia Z5 Compact së shpejti njoftoi prodhuesi Korean i telefonëve inteligjentë. Sony Xperia Z5 dhe Z5 Premium përditësohen në Android 7.0 Nougat

Përditësimi me një numër ndërtimi 32.3.A.0.372, sjell mbështetjen për dritaret e shumëfishta, ekran të personalizuar dhe jetëgjatësi baterie të shtuar.

Përditësimi gjithashtu përfiton nga avantazhet e sistemit të kursimit të baterisë në Android Doze krahas atij të Sony Stamina.

Gjithashtu kompania përmend një buton selfie dhe integrimin e Google Now në ndërfaqen Xperia. Aplikacioni i mesazheve është përditësuar për të dërguar më lehtë video, foto, dhe përmbajtje audio tek kontaktet.

Përditësimi ka madhësinë e 1.3 GB. Është rekomandueshme që gjatë përditësimit telefoni të ketë 50% bateri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>