Harduer

Sony zbret çmimin e Playstation 3, tani vetëm 249 euro

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Sony zbret çmimin e Playstation 3, tani vetëm 249 euro

Sony Playstation 3 është e vetmja platformë me lexues Blu-Ray, që në mes tjerash ka gjetur shtrirje anembanë botës në mesin e shumë gejmerëve… e nëse ju jeni në mesin e atyre që keni hezituar të blini një platformë të këtillë, tani është koha.

Gjersa po vazhdon beteja e çmimeve, Sony ka bërë të ditur sot se PS3 10GB do të pësojë një rënie në çmim dhe do të bie në 24,980 yen për Japoni, 249 dollarë për Amerikën Veriore dhe 249 Euro për Evropë. 

Me këtë hap, PS3 futet në territorin e konzolave të “lira”, dhe gjersa Wii është pakë më lirë, funksionaliteti që do të fitoni këtu është i pakrahasueshëm. 

Kompania gjithashtu është duke planifikuar uljen e çmimit për modelin 320GB, që momentalisht kushton 349 euro, e që pritet të bie në 299 euro. Zbritja pritet të fillojë nga data 18 gusht dhe pritet të futet në fuqi menjëherë… si thoni ju? A do të blini një PS3 tani apo do të prisni për PS4?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>