Lajmet

Sony zbulon kohën e përmirësimit për Jelly Bean

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Sony zbulon kohën e përmirësimit për Jelly Bean

Sony XperiaSony sot përsëri e prezantoi listën e pajisjeve Xperia të cilat do të marrin përmirësimet në Jelly Bean.

Kështu Android 4.1 në modelet Sony Xperia T do të arrijë në muajin shkurt dhe më së largu në mars.

Pas kësaj (në fund të muajit mars) Jelly Bean arrin në modelet Xperia P, Xperia J dhe Xperia Go, ndërsa disa javë më vonë edhe në modelet Xperia S, Xperia Ion dhe Xperia arco S.

Lajme të këqija arrijnë për pronarët e modeleve Xperia U, Xperia tipo, Xperia miro dhe Xperia sola, për të cilën u tha se megjithatë nuk do të marrin përmirësimin në Android 4.1, por do të mbesin në Ice Cream Sandwich. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>