Harduer

Sony do të sjellë dy e-lexues të rinj

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Sony do të sjellë dy e-lexues të rinj

Sipas blogut, njëri model do të ketë ekran 6 inçësh dhe lidhje WiFi, ndërsa tjetri do të ketë ekran 5 inçësh dhe nuk do të ofrojë mundësi për tu kyçur në rrjet pa tela. Që të dy modelet thuhet se kanë ekrane me kontrast të përmirësuar dhe kthim më të shpejt të faqeve.

Sony zakonisht përditëson bashkësinë e produkteve të saja për lexim gjatë kësaj periudhe të vitit. Modeli i parë Sony Reader ishte lansuar në shtator të vitit 2006 në SHBA, kurse në vitin 2008 përcolli debutimi i versionit për Britaninë e Madhe. Bashkësia e tanishme e produkteve Sony reader – Pocket, Touch dhe Daily – janë prezantuar që të gjitha në gusht të vitit të kaluar.

Megjithatë, një zëdhënës i Sony ka hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka rreth kësaj çështjeje.

Tregu i e-librave po bëhet çdo ditë e më shumë konkurrues dhe muajt e fundit kemi vërejtur zbritje çmimesh edhe nga Amazon, për produktin e saj Kindle, e në anën tjetër kemi vërejtur rritje të mëtutjeshme të pajisjes iPad të Apple, në këtë treg. /pcworld.al

Lajmet e fundit>